Aktivistët sirianë dhe media shtetërore raportojnë për shpërthimin e dy bombave në Damask. Një motocikletë bombë u hodh në erë në zonën e Rukn Al Din, ku u vranë pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën rëndë.
Disa orë më vonë, një autobombë shpertheu në lagjen e Mazeh, në afersi te Ministrise se Informacionit. Nuk ështe e qartë, nese ka patur viktima. Zyrtaret siriane thane se bomba e pare vuri ne shenjester besimtaret qe po dilnin nga xhamia e Rukn Al Din, pas lutjes se te premtes, jo shume larg qendres se Damaskut.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se shperthimi kishte si shenjester patrullen e forcave të sigurisë. Pamjet e televizionit shteteror shfaqen pamje pas shperthimit te dyte ne Mazeh, ku shiheshin zjarrefikesit dhe forcat e sigurisë qe shuanin flaket e zjarrit tek disa makina. Nga forca e shperthimit dritaret e disa ndertesave u demtuan.
Te premten ne Damask, aktivistet raportojne per bombardime nga forcat e sigurise ne lagjet jugore te Daf al Shouk, Tadamonit dhe kampit te mbipopulluar te refugjateve palestineze. Aktivistet thane se pas shperthimeve ne Damask, numri i te vrareve ne te gjithe vendin diten e premte ka arritur ne 55 të vrare.
BE, 60 milionë euro për Sirinë
Më herët, kreu i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar i cilësoi pozitive, bisedimet me Presidentin Bashar Al Asad. Peter More tha se ata jane perqendruar tek reduktimi i pengesave ne shperndarjen e ndihmes.
Pas nje takimi në Qipro, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian vendosën të shtojnë ndihmen humanitare në Siri me 60 milionë euro, duke e cuar ne 200 milionë totalin e garantuar nga Brukseli për krizën në Siri.
Gjate takimit, ministri i jashtem britanik Uilliam Hejg shprehu vendosmeri per te ndihmuar luftetaret anti-qeveritare, por jo me arme. Ai tha se Britania e Madhe po shqyrton mundesine e dergimit te veshjeve mbrojtese, gje qe nuk bie ne kundershtim me embargon e armeve te BE-se.
Agjensia e Kombeve te Bashkuara per refugjatet tha se mbi 246 mihe siriane kane braktisur vendin. Nga keta 81 mije ndodhen ne Jordani, 78 mije ne Turqi, thuajse 65 mije ne Liban dhe afersisht 22 mije ne Irak. Jane 1.2 milione njerez qe jane zhvendosur brenda vendit dhe 2.5 milione kane nevoje per ndihme urgjente humanitare.
Top Channel