Pakistan, lirohet vajza blasfeme

08/09/2012 16:25

Një vajzë e krishterë në Pakistan, që ishte arrestuar për blasfemi, ose sharje të Zotit, është liruar të shtunën nga burgu i Raualpindit, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Vajza, e quajtur Rimsha, një ditë më parë siguroi përmes avokatëve të saj lirimin kundrejt garancisë.

Ajo ishte arrestuar në Islamabad pasi një grup e kishte akuzuar se kishte djegur fletë të Kuranit dhe kishte kërkuar ndëshkimin e saj.

Gjyqtari Muhammad Azam Khan urdhëroi të premten lirimin e saj dhe vendosi një gjobë prej 10 mijë e 500 dollarësh.

Korrespondentja e BBC në Islamabad tha se Rimsha është personi i parë i akuzuar për blasfemi që i është dhënë një lirim me kusht nga gjykata.

Për veprën penale të sharjes së Zotit nuk parashikohet lirimi kundrejt garancisë financiare, por avokatët e vajzës argumentuan se vajza është adoleshente.

Rimsha është mbajtur në një burg të sigurisë së lartë që prej datës 16 gusht dhe për shkak të moshës së saj janë ngjallur shumë debate në lidhje me aftësitë e saj mendore.

Mjekët që e ekzaminuan atë muajin e kaluar deklaruan se ajo duhet të ishte rreth 14 vjeç dhe se mosha e saj mendore dukej poshtë asaj kronologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA