Obama: Fjalimi i Klinton, perfekt

08/09/2012 00:00

Presidenti amerikan Barak Obama është mahitur të premten, duke thënë se
do të duhej ta emërojë Bill Klintonin si “Sekretar për Shpjegimin e
Gjërave”, pas fjalimit të mbajtur të tij në Konventën Demokratike.

Fjalimi i ish presidentit Bill Klinton në Koventën, në të cilën, Obama u rinominua për president, ka pasur jehonë të madhe në SHBA, madje edhe republikanët kanë pranuar se ka qenë një përmbledhje e përkyer e argumenteve zgjedhore për presidencën e Obamës.

Klinton pritet të paraqitet me Obamën në disa shtete, në të cilat beteja mes demokratëve dhe republikanëvë në zgjedhjet e nëntorit është e ngushtë.

“Presidenti Klinton e paraqiti çështjen në mënyrën që vetëm ai mundet. E dini, dikush më dërgoi email pas fjalimit të tij dhe më tha ‘duhesh ta emërosh atë si Sekretar për Shpjegimin e Gjërave”, tha Obama.

Klinton iu tha demokratëve në Konventë se Obama i ka vendosur amerikanët në rrugën e gjatë të rimëkëmbjes, duke i vendosur themelet për një ekonomi më moderne dhe më të balancuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA