Policia meksikane ka gjetur një arsenal të madh armësh në një shtëpi në qytetin verior të Hermosillos, që mendohet se i përket trafikantëve të drogës.
Gjithcka nisi pasi një djalë 9-vjeçar mori me vete një armë në shkollë.
Shokët e klasës së djalit panë armën në çantën e tij dhe raportuan atë tek autoritetet e shkollës, të cilët alarmuan policinë.
Arma, e cila thuhet se ishte e mbushur, u konfiskua dhe policia bastisi shtëpinë e djalit.
Atje ata gjetën armë dhe mijëra fishekë.
Autoritetet lokale thanë se kishin gjetur një pushkë të fuqishme (AR15) në tryezën e ngrënies dhe në një nga dhomat e gjumit, 13.000 karikatorë, pistoleta, municion, pushkë sulmi, xhaketa antiplumb dhe dy makineri të numërimit të parave.
U gjetën gjithashtu disa fishekë të kalibrit të lartë, të aftë për të depërtuar antiplmumbin, të ashtu-quajtura “polic-vrasës”.
Përveç këtyre, policia konfiskoi uniforma ushtarake, radio portative dhe tre automjete, dy prej tyre të blinduara.
Një zëdhënës i policisë tha se një grua, që mendohet të jetë e ëma e djalit, ishte arrestuar në shtëpi, por një person mashkull kishte arritur të shpëtonte duke u larguar.
Djali u mor nën kujdesin e punonjësve socialë.
Top Channel