MASH: Regjistrimet online

08/09/2012 00:00

Për herë të parë këtë vit, Ministria e Arsimit do të eksperimentojë regjistrimin online të studentëve fitues në universitetet publike.

Çdo i ri që do të regjistrohet përfundimisht në një degë ku ai është fitues, duhet të fusë të dhënat bazë, numrin e kartës së identitetit në faqen e hapur nga MASH dhe do të rezultojë i regjistruar.

“Sivjet mundësohet që nëse studenti kërkon të mbesë tek preferenca e shpallur në raundin e parë, ai mund ta bëjë këtë dhe ta bëjë përfundimtare”, sqaroi zyrtari i MASH, Alfons Harizaj.

Kjo formë, sipas Ministrisë së Arsimit, do të tregojë më shpejt sesa janë kuotat bosh në universitetet publike, por pritet të shmangë edhe radhët e gjata në sekretariatet e fakulteteve.

“Kandidati mund të thotë nëse do të vazhdojë garën apo do të vendosë përfundimisht. Kështu ne mund të marrim vesh se sa janë kuotat”, shtoi më tej Harizaj.

Nëse të rinjtë nuk duan të regjistrohen përmes aplikimit online, ata mund të paraqiten pranë sekretarive të shkollave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA