Shtetet e Bashkuara synojne te normalizojne marredheniet tregtare me
Rusine. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton -duke folur ne
samitin e APEK-ut, në Vladivostok te Rusisë- tha se administrata
amerikane po punon ngushte me Kongresin per miratimin e legjislacionit
te nevojshem qe do te mbeshtese kete objektiv.
Megjithese Rusia është tashme një anetar i Organizates Boterore te Tregtise, ne SHBA ekziston ligji i 1974, i njohur si Xhekson-Venik qe u ndalon kompanive amerikane te bejne tregti me Rusine. Klinton qe merr pjese ne kete samit, ne vend te presidentit amerikan- tha se Uashingtoni mirepriti angazhimin e Rusise, për të luajtur një rol me te madh në rajonin Azi-Paqesorit.
“Per te garantuar qe kompanite tona te konkurrojne ketu ne Rusi, ne po punojme ngushte me Kongresin Amerikan per ti dhene fund ligjit Xhekson-Venik dhe per te patur me Rusine, marredhenie tregtare normale. Ne shpresojme qe Kongresi do te punoje per kete ligj te rendesishem kete muaj”, tha Klinton.
Ne Kongresin Amerikan ekzistojne shqetesime per mbeshtetjen qe Moska i jep Iranit dhe Sirise apo problemeve me te drejtat e njeriut. Keto ceshtje mbajne pezull dhe votimin e legjislacionit”.
Presidenti rus, Vladimir Putin kërkoi t’i shpallet lufte proteksionizmit për të ndryshuar ekonominë botërore. Ai shprehu gjithashtu shqetesimin per krizen e borxhit ne Europe.
“Qellimi kryesor eshte te luftojme proteksionizmin, në të gjithë format. Është e rendesishme te ndertojmë ura dhe jo mure,” tha Putin.
Presidenti kinez, Hu Xhintao premtoi se vendi i tij do te ndihmoje ekonomine boterore duke shtuar kerkesen për mallra të importuar.
Top Channel