Krimi në Alpe, hetuesit kontroll shtëpisë

08/09/2012 03:10

Shtëpia e britanikut që u qëllua për vdekje në Alpet franceze, së bashku me gruan e tij dhe dy të tjerë do të kontrollohet nga policia, bëri të ditur një prokuror francez.

Eric Maillaud tha se policia franceze dhe ajo britanikë janë të vendosura për të hyrë në shtëpinë e familjes të biznesmenit me origjinë irakene, Saad al-Hilli, 50-vjec, e lokalizuar në jug të Londrës.

Ai dhe gruaja e tij, Ikbal, ishin në mesin e të vrarëve pranë liqenit Annecy të mërkurën.

Vëllai i Al-hilli, Zaid, i ka thënë policisë Britanike se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mbi çështjet financiare mes tyre sic u fol më parë.

Policia franceze tha se një mosmarrëveshje familjare në lidhje me paratë, është një nga linjat e tyre primare të hetimit, bazuar në “informata të besueshme” që vijnë nga policia britanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA