Jolie: Aniston është patetike

08/09/2012 00:00

Angelina Jolie duket se i ka nisur sërish sulmet ndaj rivales së saj të përjetshme, Jennifer Aniston.

Sipas një burimi të afërt me aktoren, gjatë një bisede që ka pasur me nënën e partnerit të saj, Jane Pitt ndërsa kjo e fundit, e cila është shumë e apasionuar pas Aniston i rrëfente se sa e lumtur ishte që më në fund Jen kishte vendosur të martohej me Justin Therox, Jolie ishte shprehur: Ajo është patetike. Lidhja e saj është çështje kohësh. Justin do të lodhet shumë shpejt prej saj.

Sigurisht që komentet e Jolie i shkuan shumë shpejt në vesh edhe Aniston, e cila thuhet se u ndje shumë keq prej atyre fjalëve.

Me gjithë përpjekjet e Aniston për ta hedhur pas krahëve martesën e dështuar me aktorin Brad Pitt, rivaliteti mes dy bukurosheve të kiinemasë ka dalë gjithmonë në sipërfaqe përmes rrugëve nga më të ndryshmet, siç janë në këtë rast ‘thumbat’ e Jolie ndaj ‘ishit’ të bashkëshortit të saj.

Top Channel