
Pas një dite të ngarkuar me xhirimet e filmit “The Counselor”, aktorët
hollivudianë Cameron Diaz, Penelope Cruz dhe Javier Bardem vendosën të
shijonin bashkë një darkë jashtë.
Treshja e aktorëve kishte rezervuar një tryezë në një prej restoranteve më në zë të Londrës, ndërsa nuk i ka shpëtuar vëmendjes së medias, që ndodhej jashtë ambienteve të lokalit.
Cameron kishte veshur një xhaketë xhins që nxirrte në pah krahët e saj të tonifikuar, kombinuar me një shall gri, me një palë pantallona të zeza sportive dhe një palë sandale me takë të lartë. Ndërsa Penelope ishte veshur e tëra në të zeza, gjë që është e zakonshme për format e saj spanjolle. Penelope shoqërohej nga bashkëshorti i saj, aktori Javier Bardem,i cili ishte veshur sportiv, dhe në kokë mbante nje kapelë bejsbolli.
Ndoshta aktorët janë të lodhur me stilin gjithnjë super të kuruar që i kërkon jeta prej hollivudianësh dhe këtë radhë provuan të jenë sa më thjeshtë.
Pas darkës, çifti u kthye në hotel për të qëndruar pranë fëmijës Leo, i cili bën dy vjeçc janarin e ardhshëm. Kurse beqarja Cameron mori pjesë në një festë organizuar në një kantinë meksikane.
Top Channel