Altin Basha dhe Iliriana Loxha Basha është regjisori i “Portokalli” dhe i një sërë shfaqjesh teatrale të vëna në skenë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ai është edhe regjisori i serialit të suksesshëm televiziv “Komuna e Parisit”.
Ai dhe bashkëpunëtorja dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kostumografja e spektaklit të së dielës në Top Channel, kanë qenë këtë të shtunë në lidhje me Skype në “Poke”.
Albana: Përshëndetje, Altin. Përshëndetje, Iliriana. Kënaqësi shumë e madhe t’ju kem sot në “Poke” në Top Channel. Përshendetje Ëngjëllushe, përshëndetje Blini. Po Rroni (djali i vogël) ku është?
Iliriana: Rroni do të vijë tani.
Albana: Një familje e suksesshme jo vetëm profesionalisht, por edhe një raport i qëndrueshëm dashurie që tashmë ne si bashkëpunëtorë në Top Media ju shohim dhe këtë gjë e kemi të pasqyruar qartë dita-ditës. Më vjen shumë mirë që sot vij drejt e në familjen tuaj dhe sigurisht pyetjet do të jenë të thjeshta. Duam të komunikojmë me ju për të ditur si jeni, si po kaloni, si ka kaluar ky sezon veror, a ka patur impenjime profesionale, apo keni patur më shumë kohë për t’u relaksuar?
Altini: Më shumë kemi bërë pushim sepse ka qenë një vit i gjatë dhe i lodhshëm. Kemi pasur punë, kështu që kemi preferuar të rrimë të gjithë bashkë në plazh edhe jemi përpjekur ta shijojmë pushimin, megjithëse kemi pasur disa gjëra të vogla të papritura, por s’kishte problem. Na shkoi pushimi shumë mirë. Kishim nevojë për të ndënjur me njëri-tjetrin.
Iliriana: Domëthenë ka shkuar pushimi shumë mirë për kalamajtë dhe për Altinin…
Albana: Se ti Iliriana, kuptohet, je kujdesur për ta. Je mamaja e tre fëmijëve, je bashkëshortja dhe ndonjëherë janë ato punët e shtëpisë. S’ke ç’i bën.
Iliriana: Jooo…s’ke ç’i bën, janë përditë.
Albana: Ju tashmë ndodheni në shtëpinë tuaj të pushimit? Ku ndodheni me saktësi?
Altini: Në klubin e fshatit, këtu tek një miku jonë, tek Haxhiu.
Iliriana: Jeni në klubin e fshatit?! Të paktën aty ka ëireless dhe ne po shihemi qartë. Kjo ka shumë rëndësi për ne. Altin, po hyj drejt e në pyetjen e parë profesionale. Çfarë do të sjelle sezoni i ri televiziv për spektaklin “Portokalli”, por edhe përfshirja jote në “E Diell” sezonin e kaluar? Do të donim të dinim ekskluzivisht për programin “Poke” se cilat do të jenë vendimet tuaja.
Altini: “Portokalli” ka nisur përgatitjet. Do të kemi disa ndryshime të rëndësishme në skenografi. Jemi në periudhën e audicioneve për kandidaturat e reja për të marrë pjesë në “Portokalli”. Janë disa të rinj interesantë. Besoj se disa nga ata do të prezantohen në këtë sezon. Gjithashtu, trupa stabël e “Portokalli” ka nisur punën prej kohësh. Ne edhe gjatë verës jemi takuar dhe kemi bërë mbledhje për të vendosur se çfarë dhe si do ta realizojmë sezonin e ardhshëm. Kemi disa piketa mjaft interesante dhe besoj se do t’i përgjigjemi pritshmërisë së publikut me një “Portokalli” simpatike, dinamike dhe shumë të veçantë. Kemi pasur një sezon të lodhshëm, por jashtëzakonisht të bukur dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për ne, sepse kur një sezon shkon shumë mirë, ne nuk na mjafton vetëm gëzimi, por na rritet përgjegjësia për sezonin pasardhës. Në këtë drejtim po bëjmë një punë mjaft intensive.
Albana: Sigurisht, tashmë janë bërë vite dhe në shumë biseda publike, qoftë në programe televizive ose në biseda të thjeshta mes miqsh dhe kolegësh, sa herë që lakohet spektakli “Portokalli” dihet që konotacionet dhe fjalët pozitive për një spektakël që vjen vit pas viti në ekranin e Top Channel nuk mungojnë. Dhe për të theksuar, për hir të së vërtetës, tani vjen fjalia: nuk është fare, po fare e lehtë të sjellësh një spektakël të tillë në një transmetim televiziv. Ndaj, sikurse dhe ju cituat, vështirësia dhe përgjegjësia shtohen vit pas viti. Altin, përveç talenteve të reja dhe një frymëmarrjeje televizive që padiskutim do të ketë risitë e saj, spektakli “Portokalli” ka ndonjë ndryshim? Do të shohin teleshikuesit ndonjë skenografi të re, ndryshim në formacion, ndoshta në ato grupimet e aktorëve njëri me tjetrin, apo me karaktere të reja?
Altini: Disa rregullime jemi duke i bërë në skenografi. Do të ketë një imazh tjetër. Sigurisht që këto lidhen edhe me konceptin 1-vjeçar të sezonit të “Portokalli”, por gjithashtu bashkë me të do të vijnë edhe elementë të tjerë që janë pjesë e spektaklit, si elementët muzikorë bashkangjitur me koreografi të reja dhe shumë të veçanta të emisionit. Këtë vit unë nuk do të jem pjesë e “E Diell”. Ishte kënaqësi shumë e madhe të punoja me atë emission. Për mua ka qenë një eksperiencë e re, shumë e veçantë, por të kuptohemi se ngarkesa e punës është jashtëzakonisht e madhe gjithashtu edhe në “Portokalli”, kështu që mendoj se do të ishte më mirë që unë të luaja atje ku luaj më mirë, në fushën portokalli dhe sivjet do të jem vetëm në “Portokalli”.
Albana: Ka qenë një sezon i suksesshëm në “E Diell”, prezantuar nga Alban Dudushi dhe Xhemi Shehu, ndërkohë që në regji ka qenë Altin Basha. Tashmë, sikurse dhe e tha, ai nuk do të jetë më pjesë e spektaklit “E DIELL”, sepse është totalisht i pozicionuar në regjinë e spektaklit “Portokalli”. Nuk dua të mënjanoj dhe fëmijët që shoh se janë aty. Dy fëmijë kaq simpatikë. Iliriana, në projektin “Portokalli” do të jesh prapë kostumografja dhe ngjitur me Altin Bashën, çka do të thotë se ndoshta do të jesh edhe në idetë e vendimet e tij? Sigurisht, aty është një staf që drejtohet, por gjithashtu pozicioni yt nuk ka qenë më pak duke qenë në krahun e djathtë të tij.
Ilirana: Po, po. Herë në të djathtin, herë në të majtin, po aty.
Albana: E rëndësishme është që ke qenë po aty.
Iliriana: Ashtu si tha dhe Altini, ka qenë një sezon shumë i mirë i “Portokalli”. Kështu që tani jemi përpara përgjegjësive të reja. Po presim personazhe të reja që t’i realizojmë po aq suksesshëm sa edhe ato të vjetrat. Kështu që besojmë se do të ketë një freski dhe një gjë të re në “Portokalli”.
Albana: Një prej fëmijëve tuaj ka lindur vetëm pak muaj më parë. Emri i tij mua personalisht më pëlqen shumë, Rroni, që duke e bashkuar edhe me mbiemrin Basha ka një kuptim edhe më special, “Rron dhe Trashëgohet BASHA”. Ty Iliriana besoj se të pëlqeu përshkrimi?
Iliriana: Mirë, se kur e pyesin pastaj thonë Rron Altin Basha.
Albana: Ia ka këputur kokën Altinit. Më duket se i ngjan shumë?
Iliriana: Edhe i gjatë është po si Altini.
Albana: Sa muajsh është Rroni?
Iliriana: Edhe pak ditë dhe mbush 8 muaj.
Albana: Edhe për fëmijët tuaj unë di shumë gjëra sepse përveç se jemi në të njëjtat ambiente punë, falë Zotit jemi edhe miq shumë të mirë. Ata kanë talentet e tyre, dikush në piano, dikush në një fushë tjetër të artit. Dua t’u drejtohem pak fëmijëve tani. Ëngjëllushe, vazhdon kursi i pianos gjatë verës, apo ke bere vetëm plazh?
Ëngjëllushja: Kam bërë vetëm plazh, por edhe detyrat që më ka dhënë mësuesja, që të mesoj pak edhe për pushime, jo vetëm në shtator, në periudhën e shkollës.
Albana: Domethenë ato partiturat edhe i ke parë gjatë verës, nuk është se i ke përdorur vetëm për të freskuar veten?
Ëngjëllushja: Po.
Albana: Erblin, kur të fillon shkolla? A i ke blerë librat? Më trego pak sa entuziast je që do të takosh shokët?
Erblin: Çantën po, por librat jo.
Albana: Librat pse nuk i ke blerë akoma?
Erblin: Do na i japin në shkollë.
Albana: Ëngjëllushe, Erblin dhe Rroni, në këtë rast të treve ju puth fort nga studio e programit “Poke”. Besoj se kemi konsumuar pak pyetje profesionale dhe ato pyetjet se ku kaluan pushimet e verës ne i morëm vesh. Uroj që sezoni i ardhshëm të jetë më shumë i suksesshëm dhe të pasohet suksesi i viteve të mëparshme në spektaklin “Portokalli”. Ju përshëndesim nga programi jonë dhe shihemi në ambientet e punës.
Iliriana: Faleminderit edhe juve për ftesën. Ishte gjithashtu edhe për ne një eksperiencë e re për të folur në Skype me ty. Do të dëgjohemi prapë bashkë me Skype.
Albana: Me kënaqësi.
Top Channel