Trump njofton modernizimin e forcave detare të SHBA-së, prezanton “Flotën e Artë” amerikane Të paktën gjashte persona humben jeten dhe pese te tjere u plagosen pas
nje shperthimi kamikaz, pranë selisë e NATO-s, në kryeqytetin e
Afganistanit. Mes viktimave jane disa femije.
Agjensia e lajmeve Reuters raporton se kamikazi në një motociklete hodhi veten ne erë, pranë hyrjes së ndertesës se NATO-s. Nuk raportohet per viktima ne radhen e ushtareve te ISAF. Ne Kabul jane shtuar masat e sigurise.
Nje zyrtar i policise, i cili kerkoi fshehjen e identitetit i tha agjensise se lajmeve AFP se shumica e viktimave ishin femije, qe e kalonin diten prane nderteses se ISAF, duke shiturAmbasada amerikane, ajo italiane dhe pallati presidencial ndodhen shumë pranë vendit ku ndodhi shperthimi. Sulmi u mor persiper nga talebanet-sipas te cileve- ne shenjester te tij ishin sherbimet sekrete amerikane.
Atentati ndodhi ne diten kur kujtohet vdekja e Ahmad Shah Masudit, te njohur ndryshe si “Luani i Panshirit”, heroi i luftes kunder Bashkimit Sovjetik ne vitin 1980 dhe me pas kundershtar i talebaneve. Ai u vra 11 vjet me pare me 9 shtator te vitit 2001. Shume personalitete do te mberrinin ne Kabul per te marre pjese ne ceremonine perkujtimore per nder te Masudit, nje feste kombetare ne Afganistan.
Top Channel