Vlorë, tenton të grabisë argjendarinë, plagos pronarin

07/09/2012 00:00

Gjatë një tentative për të grabitur një argjendari, autori ka qëlluar me levë pronarin e dyqanit, duke e plagosur këtë të fundit.

Ngjarja e rëndë e radhës ndodhi në Vlorë në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kinoteatrit, kur një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në argjendari për të grabitur.

Autori, në pamundësi për të vjedhur ka goditur me levë pronarin e argjendarisë.

Shkodër, parandalohet vrasja

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje dhe arrestimin në flagrancë të autorit. Dy te rinj jane konfliktuar me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre ka marre plage ne pjese te ndryshme te trupit.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates ku dy te rinjte punonin ne te njejtin lokal pas nje grindjeje te çastit jane konfliktuar ashper me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre ka qelluar me thike tjetrin duke i shkaktuar page ne pjese te ndryshme te trupit. Policia mberriti menjehre ne vendi ne ngajrjes dhe arrestoi autorin 18-vjeçarin Shpetim Guda.

Gjirokastër, sekuestrohen lojrat e fatit

Sektori kunder krimit financiar ne kuader te operacionit fati ka sekuestruar 4 pika të lojërave të fatit dhe llotarive sportive ne qarkun e Gjirokastres.

Te kater keto subjkete te lojërave të fatit ushtronin aktivitet të palicencuar nje ne qytetin e Gjirokasters dy ne qytetin e Permetit dhe nje ne qytetin e Tepelenes. U sekuestruan 23 makineri lojra fati, 17 televizorë dhe 6 kompjutera së bashku me aksesorët që shërbenin për llotari sportive, nderkohe qe po procedohen penalisht në gjendje të lirë katër pronarët e pikave të lojrave të fatit, për ushtrim aktiviteti të paligjshëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB