Trump njofton modernizimin e forcave detare të SHBA-së, prezanton “Flotën e Artë” amerikane Prokuroret franceze thane se pista e parë për të hedhur drite mbi
vrasjen e katër britanikeve në Alpet Franceze eshte ajo e konfliktit
brenda familjes. Tre pjesetarë të saj, Saad Al Hilli 50 vjec nga Surrey,
i Britanisë së Madhe, me origjine nga Iraku, bashkeshortja dhe vjehrra u
qelluan per vdekje arme, të mërkurën, ne afërsi të Liqenit Annecy.
“Duket se ka patur nje konflikt mes dy vellezerve Al Hilli, per ceshtje parash- tha Prokurori Erik Mejo. Ky mendohet te jete nje informacion i besueshem qe vjen nga policia britanike. Vellai do te merret ne pyetje gjate. Cdo pistë do të ndiqet me shumë vemendje”.
Ciklisti francez, 45 vjeçari Silvan Molier- deshmitari okular i ngjarjes- u gjet i pajetë, i qelluar me arme. Policia shpreson te flase me Zinan, vajzen kater vjecare te Al Hillit, e cila kishte mundur te fshihej për tetë orë ne makine ku gjendeshin dhe trupat e pajete te prinderve.
Vajza tjetër 7-vjeçare, Zainab është në gjendje kome ne Spital Grinobëll, me plage ne kokë, e qelluar me arme. Nje pistolete automatike u gjet ne makine dhe sic raportojne mediat, ai i ka vene ne shenjester nje e nga nje viktimat.
Familja Al Hilli kishte mberritur per pushime ne Lë Soliter dy Lak në Sen Zhorio, te henen dhe do te largohej ne fundjave. Presidenti francez Fransua Holond tha se autoritetet do te bejne te gjitha perpjekjet per te zbuluar kriminelet ndersa kryeministri britanik, David Kameron nenvizoi se “sa me shpejt te hyhet ne thelbin e ceshtjes aq me mire do te jete”.
Top Channel