Që Rihanna dhe Chris Brown nuk janë vetëm miq, këtë e vërtetoi më së miri puthja e dy ish-partnerëve gjatë ndarjes së cmimeve MTV VideoMusic Awards, ku këngëtarja nga Barbadosi fitoi cmimin e videoklipit me të mirë me këngën “We Found Love”.
E ngjitur në skenë me look-un e saj të ri, me flokët e prera shkurt, një fustan të bardhë të gjatë dhe taka të larta, këngëtarja u prit ngrohtë nga publiku. Pas mbajtjes së fjalës së rastit, 24-vjeçarja u rikthye drejt vendit ku ishte ulur…e si për rastësi, rruga kalonte pranë vendit ku ishte ulur Chris Brown.
Ky i fundit u ngrit të uronte ish-partneren e tij dhe gjatë kësaj u shkëmbye edhe një përqafim e një puthje (ndoshta pa dashje) që s’ngjasonte aspak me një puthje mes dy miqeve, por me një puthje mes dy të dashuruarve.
Në fakt vetë këngëtarja nuk e ka mohuar dashurinë për Chris Brown. Në një intervistë për Oprah Winfrey, 24-vjeçarja ajo e cilësoi atë si “dashuria e jetës së saj”.
Ja të gjitha çmimet e ndara nga televizioni muzikor MTV për videot muzikore të vitit 2011:
Video e vitit: Rihanna, “We Found Love”
Artisti i ri më i mirë: One Direction
Video më e mirë (femra): Nicki Minaj, “Starships”
Video më e mirë (meshkuj): Chris Brown, “Turn Up The Music”
Video me mesazhin më të mirë: Demi Lovato, “Skyscraper”
Video më e mirë Hip-Hop: Drake dhe Lil Wayne, “HYFR”
Video më e mirë Rock: Coldplay, “Paradise”
Video më e mirë Pop: One Direction, “What Makes You Beautiful”
Video më e mirë Electronic-Dance: Calvin Harris, “Feel So Close”
Video “Most-Share”: One Direction, “What Makes You Beautiful”
Koreografia më e mirë: Chris Brown, “Turn Up the Music”
Montazhi më i mirë: Beyonce, “Countdown”
Efektet më të mira vizuale: Skrillex, “First of the Year (Equinox)”
Regjia më e mire artistike: Katy Perry, “Wide Awake”
Regjia më e mirë: M.I.A., “Bad Girls”
Top Channel