Pas pafajësisë kërkon dëmshpërblim

07/09/2012 00:00

Pas pesë vitesh në paraburgim dhe pasi fitoi pafajësinë për akuzat e
pjesëmarrjes në Masakrën e Cërrikut, 57-vjeçari Skënder Cano shpërthen
në akuza ndaj autoriteteve.

Pasi ka marrë të zbardhur vendimin në Gjykatën e Krimeve të Renda, ai pohon për Top Channel se ka persona të tjerë që e kane kryer Masakrën e Cërrikut.

“Drejtësia më shkatërroi dhe padrejtësia më shkatërroi jetën. Këtë e bënë disa njerëz, që e futën në rrugë të shtrembër këtë ngjarje. Ka të tjerë që e kanë bërë ngjarjen, që janë jashtë dhe që prokuroria i di se kush janë”, tha Cano.

Dy muaj pasi ka fituar lirine, Skender Cano u paraqit ne gjykate nen shoqerine e nipit te tij te mitur, ndersa pohon se vendimin e pafajësisë do ta përdorë për të ngritur padi demshperblimi, ne menyre qe te binde pas drejtesise edhe njerezit se ai nuk ka gisht ne ngjarjen e 1997.

“Ndihem i shkatërruar moralisht. Kudo që shkoj për punë, më thonë se jam kriminel dhe nuk më marrin në punë. Unë do të bëj padi për ato që kam humbur”, tha Cano.

Ne fakt Skender Cano eshte i vetmi qe mori disa pafajesi edhe ne Shkallen e Pare per akuzat e ngritura njera pas tjetres, si per plagosjen e efektiveve edhe per vrasjen e gjashte te tjereve. Nderkohe qe Gjykata e Apelit e gjeti ate te pafajshem edhe per akuzen e vetme qe i mbeti, vrasjes se efektivit Qemal Mehmeti, pasi sipas Apelit, ndaj 57-vjeçarit kishte një akuzë në bazë të një dëshmie që është pa fuqi provuese, duke qenë se ajo bie në kundërshtim me provat shkencore të Policisë Shkencore dhe Mjekësisë Ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB