Obama: Problemet tona mund te zgjidhen

07/09/2012 04:15

Barak Obama ka pranuar formalisht nominimin per mandatin e dyte ne
postin e presidentit te Shteteve te Bashkuara, duke u thene votuesve se
zgjedhjet e nentorit do te jene `zgjedhja me e qarte per brezin`.

Obama i eshte adresuar Konventes se Partise Demokratike ne Sharlote te Karolines se Veriut.

`Per cdo ceshtje, zgjedhja me te cilen ju perballeni, nuk do te jete vetem ndermjet dy kandidateve apo dy partive. Ajo do te jete nje zgjedhje ne mes te dy rrugeve te ndryshme per Ameriken, zgjedhje ne mes te dy vizioneve te ndryshme per te ardhmen`, ka thene Obama.

Ai ka pranuar se rruga qe ofron, nuk do te jete e shpejte apo e lehte, duke paralajmeruar `se do te duhen me shume se disa vite per te zgjidhur sfidat qe jane krijuar gjate dekadave`.

Presidenti, i cili lufton te zvogeloje normen prej 8.3 per qind te papunesise, ka theksuar si qellime krijimin e 1 milion vendeve te punes ne industrine e prodhimit, trajnimin e 2 milione punonjesve ne kolegjet e komunitetit, dyfishimin e eksporteve amerikane deri ne fund te vitit 2014 dhe reduktimin per gjysme te importeve neto te naftes deri ne vitin 2020.

`Problemet tona mund te zgjidhen. Sfidat tona mund te perballohen. Rruga qe ne ofrojme, mund te jete e veshtire, por con ne nje vend me te mire. Dhe, une kerkoj nga ju qe te zgjidhni kete te ardhme`, ka thene presidenti amerikan.

Ne zgjedhjet presidenciale te 6 nentorit, Obama do te sfidohet nga ish-guvernatori i Masacusetsit, Mit Romni, i cili ka pranuar nominimin e Partise Republikane javen e kaluar.

Top Channel