Lufthansa, grevë 24-orëshe
07/09/2012 00:00
Stafi i brendshëm i Lufthansa-s ka nisur një grevë 24-orëshe, duke
detyruar kompaninë ajrore gjermane të anulojë 1,200 fluturime të premten
dhe në fundjavë.
Greva prek gjashtë aeroportet kryesore të Gjermanisë, përfshirë Frankfurtin, Berlinin dhe Mynihun.
Sindikata e punëtorëve kërkon rritje për 5 për qund të pagës për ekuipazhin e kabinës dhe siguri për punën.Punëtorët kanë qenë në bisedime me udhëheqjen për 13 muaj të tërë.
Top Channel