Autobusi që transportonte studentë gjermanë përplaset me një furgon në Hollandë, 20 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë Të paktën 50 persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën pas disa lekundjesh sizmike që goditën Kinën jug-perëndimore.
Siç raporton agjensia shteterore e lajmeve Xinhua “termetet u ndjenë në kufirin mes dy provincave Junnan dhe Guizhou, nje zone malore ku shkaktuan edhe rreshqitje dheu”. Te pakten 100 mije persona u shperngulen dhe 20 mije shtepite u demtuan.
Instituti Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara raportoi se dy goditjet me te forta ishin 5.6 balle të shkallës Rihter. Zedhenesi i Byrose të Sizmikës në Kinë, Zhang Junvei i tha Asociated Press se pjesa më e madhe e viktimave jane rregjistruar në kontene Jiliang, te provinces Junan ndersa -deri tani- nuk jane raportuar viktima nga provinca e Guinzhout.
Ndersa televizioni shteteror CCTV transmetoi pamjet nga zonat e goditura, rrjeti social kinez Sina Ueibo, i ngjashem me Twitter – u mbush me statuse per panikun e banoreve, lekundjet e forta te ndertesave apo fotot ku dukeshin rruget e shkaterruara.
“Isha duke ecur, kur papritur toka nen kembet e mia nisi te lekundej ndersa nje turme njerezish qe vraponin dhe ulerisnin”, tregonin nje prej perdoruesve te rrjetit social kinez. Goditja me e forte sizmike u ndje edhe ne provincen Sicuan, ku ne vitin 2008, nje termet prej 7.8 ballesh shkaktoi vdekjen e 87 mije personave.
Top Channel