Trump njofton modernizimin e forcave detare të SHBA-së, prezanton “Flotën e Artë” amerikane Të paktën 50 persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën pas disa lekundjesh sizmike që goditën Kinën jug-perëndimore.
Siç raporton agjensia shteterore e lajmeve Xinhua “termetet u ndjenë në kufirin mes dy provincave Junnan dhe Guizhou, nje zone malore ku shkaktuan edhe rreshqitje dheu”. Te pakten 100 mije persona u shperngulen dhe 20 mije shtepite u demtuan.
Instituti Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara raportoi se dy goditjet me te forta ishin 5.6 balle të shkallës Rihter. Zedhenesi i Byrose të Sizmikës në Kinë, Zhang Junvei i tha Asociated Press se pjesa më e madhe e viktimave jane rregjistruar në kontene Jiliang, te provinces Junan ndersa -deri tani- nuk jane raportuar viktima nga provinca e Guinzhout.
Ndersa televizioni shteteror CCTV transmetoi pamjet nga zonat e goditura, rrjeti social kinez Sina Ueibo, i ngjashem me Twitter – u mbush me statuse per panikun e banoreve, lekundjet e forta te ndertesave apo fotot ku dukeshin rruget e shkaterruara.
“Isha duke ecur, kur papritur toka nen kembet e mia nisi te lekundej ndersa nje turme njerezish qe vraponin dhe ulerisnin”, tregonin nje prej perdoruesve te rrjetit social kinez. Goditja me e forte sizmike u ndje edhe ne provincen Sicuan, ku ne vitin 2008, nje termet prej 7.8 ballesh shkaktoi vdekjen e 87 mije personave.
Top Channel