Katie Holmes flet për divorcin

07/09/2012 19:40

Katie Holmes ka deklaruar se divorci i saj është “vogëlsi” në krahasim me problemet e shumicës së njerëzve.

Aktorja ka folur për herë të parë që nga ndarja nga Tom Cruise duke u shprehur për ‘Woman’s Wear’: “Mundohem ta marr me filozofi. Ka shumë njerëz që kanë probleme shumë të mëdha se të miat.”

Katie theksoi se nuk ka pendesa për martesën e saj të dështuar: “Unë e provova dhe nuk pendohem. Cdo ditë mundohem të bëj diçka të re pa pasur frikën e dështimit.”

Divorci i Holmes nga protagonisti i ‘Top Gun’ përfundoi si proces muajin e kaluar. Cifti kishte pesë vjet martesë dhe një vajzë 6-vjeçare, Surin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA