Pas skandalit të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Republikës së
Malit del në pah se as Nigeria nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Këto dy njohje ishin paraqitur kohë më parë nga zëvendëskryeministri i Behgjet Pacolli i cili kishte deklaruar se Malin por edhe Nigeria kanë njohur shtëtësin e Kosovës. Ministri i Jashtëm i Nigerisë Olugbenga Ashiru në një prononcim për gazetën ‘Express’ se ka përgenjeshtruar lajmin duke thënë se vendi i tij nuk është marrë ndonjë vendim për njohjen e Republikës së Kosovës.

Me kryediplomatin nigerian, Gazeta ka kontaktuar përmes telefonit duke e pyetur se a ka marrë Nigeria ndonjë vendim për të njohur Kosovën.Përgjigja ka qenë negative.

“Ne nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë”, ka thënë Ashiru në një prononcim të shkurtër për ‘Express’ të enjten.Nga përgjigja e Ashiru del se Kosovën me letra e kanë njohur vetëm 90 shtete, ndërkohë mbetet po ashtu e pasqaruar edhe njohja nga Uganda, e cila nuk ka dërguar ende notë verbale në Prishtinë.

Top Channel