Vriten 6 militantë palestinezë në Gaza

06/09/2012 09:25

Të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë në dy sulme izraelite në Gaza, ndaj atyre që Izraeli thotë se ishin militantë që po përgatisnin sulme me raketa dhe bomba.

Nga ana tjetër, burime palestineze kanë deklaruar se tre persona mbetën të vrarë nga sulmi izraelit në veri të Rripit mëngjesin e së enjtes.

Sipas burimeve, disa orë më herët, një sulm ajror në qendër të Gazës vrau tre militantë që sipas Izraelit po bëheshin gati të qëllonin raketa.

Në ditën e fundit në Rripin e Gazës ka pasur një rritje të sulmeve me raketa nga ana e palestinezëve dhe atyre ajrore nga ana e Izraelit.  

Lidhur me incidentin e fundit, Izraeli thotë se ka goditur një skuadrilje terroristësh që po vendosnin pajisje shpërthyese, ndërsa në Gaza, Ministria e Shëndetësise deklaroi se personat e vrarë ishin civilë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se sulmi ajror goditi një makinë në të cilën ndodheshin katër persona që po udhëtonin në afërsi të kampit ushtarak të Bureijit.

Burimet mjekësore zyrtare dhe dëshmitarët konfirmuan se tre militantë kanë mbetur të vrarë nga sulmi i fundit. Ndërsa një i katërt ka mbetur i plagosur rëndë.

Izraeli thotë se konsideron lëvizjen islamike të Hamasit që qeveris Gazën përgjegjëse për sulmet, edhe pse ka grupe të tjera militantësh që i kryejnë ato. 

Top Channel