Vrasja në Orikum, pranga të dyshuarit si autor

06/09/2012 00:00

Policia e Vlorës ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e të dyshuarit si autor të vrasjes së 41-vjeçarit Sokol Veizi, nga Orikumi, ngjarje e ndodhur më 25.08.2012 në qytetin e Orikumit.

Policia ka prangosur shtetasin Bekim Hibro Hibraj, 38 vjeç, banues në Orikum, ndalimi i të cilit u krye falë një prove shkencore të gjetur dhe të siguruar, konform të gjitha procedurave ligjore, në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, bazuar në provat e grumbulluara dhe hetimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se vrasja është kryer për motive të dobëta. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Materialet procedurale nën ngarkim të këtij shtetasi i janë referuar Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB