US Open, eliminohet Roger Federer
06/09/2012 00:00
Numri 1 i botës në tenis, Roger Federer, është eleminuar nga turneu US Open duke habitur të gjithë tifozët e tij.
Zvicerani u mund në çerekfinale nga Thomas Berdych. 27-vjeçari çek arriti të fitojë 3 1 me sete dhe të shtunën do të ndeshet me britanikun Andy Murray për një vend në finalen e turneut të fundit Grand Slam të këtij sezoni.
Ndërkohë për zviceranin kjo është hera e parë pas 9 vjetësh që ai nuk merr pjesë në gjysëmfinalet e
US Open.
Gjysëmfinalja tjetër e turneut amerikan të tenisit do të luhet mes Novak Djokovic dhe argjentinasit Del Potro.
Top Channel