Robert Redford, një mit 75-vjeçar
06/09/2012 00:00
Ikona e kinemasë amerikane, Robert Redford ka mbërritur për herë të parë në Festivalin e Kinemasë që po zhvillohet në Venecia.
Redford do të prezantojë filmin e tij “The Company You Keep”, që është jashtë konkursit në evenimentin e rëndësishëm kinematografik.
Aktori dhe tashmë regjisori ka pozuar për fotografët e mediave të mbledhur nga e gjithë bota dhe ka qeshur para objektivit.
Por përveç fotoreporterëve, aktori 75-vjeçar është fotografuar tej mase edhe nga turistët, aq shumë saqë policia italiane është vënë në lëvizje për të pasur situatën nën kontroll.
Top Channel