”Qantas” aleancë me “Emirates”

06/09/2012 00:00

Kompania “Qantas Airways” ka nënshkruar një aleancë 10-vjeçare me
“Emirates”, që duket se do të rekuperojë humbjet e saj në operacionet
ndërkombëtare.

Në bazë të afateve të marrëveshjes, dy nënshkruesit do të bashkëpunojnë në vendosjen e çmimeve, për shitjet e biletave dhe përcaktimin e orareve të udhëtimeve, ndërsa investimet nuk do të jenë të barabarta.

“Qantas”, që është dëmtuar rëndë nga rënia e kërkesës, rritja e konkurrencës dhe kostot e larta të karburantit, thotë se aleanca është jetike për ringjalljen e saj në lëmin ndërkombëtar.

“Objektivi kryesor është ta bëjmë kompaninë të fortë dhe të suksesshme, si dhe të rikthejmë fitimet e saj. Partneriteti do të na ndihmojë në këtë drejtim”, deklaroi Alan Joyce, shef ekzekutiv i “Qantas”.

Kompania australiane do t’i japë kështu fund bashkëjetesës me “British Airways” dhe gjithashtu do të zhvendosë nyjen e saj për fluturimet evropiane nga Dubai në Singapor.

Kompania në fjalë mbulonte operacionet më të mëdha në rang ndërkombëtar, por pësoi një humbje prej 460 milionë dollarësh gjatë vitit financiar deri në qershor të 2012-ës.

Top Channel