Pranga efektivit, akuzohet për trafik armësh

06/09/2012 00:00

Një efektiv i Repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në policinë e
Tiranës është prangosur në sajë të një operacioni të policisë së
kryeqytetit, i akuzuar për trafik armësh dhe municionesh luftarake.

Sipas policisë, 28-vjeçari Denis Skuni, banues në Tiranë, punonjës i repartit të FNSH, u vu në pranga pasi në rrugën “Kongresi i Lushnjës” është kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën në çantën e tij të krahut një armë zjarri, pistolete tip “Makarov”me një krehër me shtatë copë fishekë luftarakë të kalibrit 9 mm të cilën e mbante pa leje.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip ‘Benz’, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 krehër automatiku dhe një sasi 130 copë fishekësh luftarakë model 56, kalibri 7.62 mm, një sasi prej 20 copë fishekë model 54, kalibri 7.62, tre fenelina dhe një shkop bejsbolli.

Në kuadër të kryerjes se veprime procedurale për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm në ngarkim të tij, punonjësit të policisë iu sekuestrua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB