Një firmë italiane për bypass-in e Fierit
06/09/2012 00:00
Ministria e Punëve Publike njoftoi se ka zhvilluar tenderin për ndërtimin e Bypass-it të Fierit.
Sipas njoftimit zyrtar, në total janë paraqitur 11 oferta, ku cmimi më i ulët ishte ai i një kompani italiane me 39.6 milionë euro. Ministria thotë se tenderi është zhvilluar në përputhje me standardet dhe procedurat e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Europiane të Investimeve, që janë dhe dy financuesit e projektit.
Bypass- i Fierit lidh dy autostradat e ndërtuara gjatë viteve të fundit, Lushnje-Fier dhe Levan – Vlorë, si dhe aksin jugor Levan-Tepelenë. Punimet për këtë projekt, me gjatësi 22 kilometra dhe katër korsi kalimi do të zgjasin 24 muaj.
Top Channel