Tre vatra të reja zjarri janë regjistruar sërish në Korçë. Tashmë flakët
kanë përfshirë sërish pikën turistike të Dardhës në një prej vendeve më
të veçanta të saj që është pista e skive pasi një vatër zjarri është
regjistruar pak metra në distancë prej saj.
Ndersa dy vatrat e tjera jane mbi fshatin Kamenice ku situata duket teper problematike dhe nje ne pyjet e Kozelit. Zjarret sipas te dhenave jane te fuqishem dhe eshte e pamundur nderhyrja nga ana e zjarrfikeses, ndersa raportohet se jane duke punuar forca te Sherbimit Pyjor dhe komunave respektive.
Sipas drejtuesve te sherbimit pyjor e vetmja zgjidhje mbetet ajo e nderhyrjes nga ajri. Zjarret ne qarkun e Korces kane qene masive dhe jane duke shkrumbuar njera pas tjetres pyjet dhe parqet Kombetare. Deri me tani mesohet se thuajse ne te gjitha rastert behet fjale per zjarrvenie te qellimshme nderkohe qe nga policia jane identifikuar vetem nje pjese e vogel e personave pergjegjes per keto zjarre.
Top Channel