Greqia për herë të parë ka përfshirë në Gazetën Zyrtare si dhe në Gazetën e BE, hartën e kërkimeve detare me kufijte e Zonës Ekonomike Ekskluzive me vendet fqinje të saj ,Shqipërinë, Italinë dhe Libinë, në përputhje me pozicionimet standarte greke në lidhje me të Drejtën Detare.

Kjo është deklarata që ka bërë ish-ministri i Ambjentit dhe i Energjitikës, Janis Maniatis, tashmë me detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PASOK- ut ,pasi komisioni parlamentar i ka dhënë në mesditën e së mërkurës kompanise norvegjeze Petroleum Geo-Services, të drejten per realizimin e kerkimeve sizmike dhe zbulimin e burimeve natyrore, të naftes dhe hidrokarbureve në Kretë dhe në detin Jon.

Në versionin elektronik të gazetës Proto Thema është publikuar madje edhe harta përkatëse që tregon me ngjyrën bojëqielli Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë edhe me Shqipërinë më datë 1 shtator 2011, ndërkohe qe dihet se marreveshja e nenshkruar per kufijte detare midis Tiranes dhe Athines eshte hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ne vitin e kaluar.

“Kerkimet do te fillojne menjehere pas nenshkrimit te kontrates ne dy javet e ardheshme”, ka deklaruar ministri i ri i Energjitikes dhe Ambientit, Evangjelos Liveriatos. Ato do te kryhen ne nje siperfaqe prej 225.000 kilometra katrore ne nje distance nga 100 deri ne 400 kilometra prej brigjeve te Greqise Perendimore dhe jugut te Kretes dhe pritet te perfundojne pas nje viti me shpenzimet e kompanise norvegjeze.

Ne proceduren e dhenies te se drejtes se kerkimeve sizmike ne keto zona detare kane kontribuar edhe ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme,ndersa ka qene i drejperdrejte interesimi i kryeministrit Andonis Samaras, njofton agjencia shteterore e lajmeve.

Ne Greqi ka vleresime se sasia e burimeve natyrore ne keto zona detare do te mund te shkoje ne 150 miliard euro ne 30 vitet e ardheshme, nje e ardhur e rendesishme per shtetin grek te zhytur ne borxhe kolosale.

Edhe kryetari i socialisteve Evangjelos Venizellos ka pergezuar marreveshjen me kompanine e kerkimeve duke deklaruar se Greqia pas muajsh pergatitjesh ka kryer nje akt qe bazohet ne te drejtat sovrane te saj në baze te se Drejtes Detare.

Top Channel