Gjirokastër, sekuestrohen 90 kg drogë

06/09/2012 00:00

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 90 kilogramë. Pas një
operacioni të organizuar nga policia lokale është arrestuar një person
dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.

Personi i arrestuar është 31-vjeçari Ervis Murati, lindur dhe banues në Shijak, i dënuar më parë me 4 vite burg në Greqi për veprën penale të “Trafikut të lëndëve narkotike”.

Lënda narkotike ishte e futur në tre çanta të mëdha shpine dhe do transportohej nga të rinjte nëpërmjet pyllit të Ujit të Ftohtë deri në fshatin Luzat, me qëllim shmangien e postobllokut të Policisë dhe më pas përsëri do të transportohej me automjet.

Drejtuesi i mjetit e ka lënë lëndën narkotike në afërsi të pyllit të Ujit të Ftohtë në Tepelenë rreth 500 metra mbi rrugën nacionale dhe më pas është larguar. Sipas policisë droga kishte si destinacion Italine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB