Duncan vdiq nga shkaqe natyrale
06/09/2012 02:30
Aktori Michael Clarke Duncan vdiq nga shkaqe natyrale, tregoi ekspertiza e bërë nga mjeku ligjor.
Aktori 54-vjecar vdiq në Qëndrën Mjekësore Cdars-Sinai në Los Angeles ditën e hënë.
Ai nuk ishte rikuperuar ende nga një atak kardiak të pësuar në muajin korrik.
Ndëkohë tributet për aktorin kanë vazhduar që nga Bruce Uillis, i cili luajti bashkë me të në filmin “Armagedon” dhe tre filma të tjerë. Uillis e quajti Duncan një qënie njerëzore të vërtetë, Ndërsa shtoi se do t’i mungojë Big Mike në një mënyrë të tmerrshme.
Ndërkohë që më parë kishte shprehur keqardhjen e tij për humbjen e Duncan edhe Tom Hanks, me të cilin luajtën në filmin që i dha një nominim për Oscar, Duncanit, “Green Mile”.
Top Channel