Diane Keaton: De Niro më frikësonte

06/09/2012 21:40

Diane Keaton ka therksuar se herën e parë që ka ndarë sheshxhirimin me Robert De Niron për filmin ‘The Big Wedding’ ishte shumë nervoze.

Fituesja e çmimit Oscar për interpretimin e saj në filmin ‘Annie Hall’ u shpreh për revistën ‘Vanity Fair’: “De Niro është një legjendë e gjallë. Është i qetë dhe shumë i dashur, por unë isha e frikësuar nga ai kur nuk e njihja personalisht. Gjërat ndryshuan më pas.”

Edhe pse në moshën 66-vjeçare, aktorja zbulon se muzika që i pëlqen është ajo që i pëlqen çdo adoleshenti.

“Dëgjoj muzikë kur shëtis në lagjen time në Los Angeles. Më pëlqen shumë Jay-Z dhe Kanye West”, shprehet Keaton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA