BQE, do të blejë bono thesari

06/09/2012 01:57

Banka Qëndrore Evropiane pritet të ndërhyjë këtë javë duke blerë bono thesari të qeverive të zhytura në borxhe të 17 vendeve të eurozonës, për të lehtësuar koston e huave të tyre. 

Presidenti i bankës, Mario Dragi u tha ligjvenësve evropianë të hënën, se blerja e bonove të thesarit, që duhen paguar pas të paktën 3 vjetësh, nuk shkel rregullat e Bashkimit Evropian.

Zyrtarët e BQE-së pritet të takohen të enjten dhe mund të njoftojnë planin për blerjen e borxheve.

Top Channel