Reperi Kanye West fitoi vëmendje mediatike në shtypin rozë, duke iu referuar videos së famshme pornografike të së dashurës Kim Kardashian, në këngën e tij “Clique”.
Pjesë e albumit të ri “Cruel Summer”, në një pjesë të këngës thuhet: “E dashuara ime është një superyll, falë një filmi të bërë në shtëpi”.
Videokaseta në të cilën për disa minuta shfaqet Kim duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-të dashurin e saj Ray J. u publikua në internet në vitin 2007 dhe i dha një ndihmë të madhe 31-vjeçares në fitimin e një popullariteti të menjëhershëm.
Megjithatë, një burim pranë reperit, hodhi poshtë këto pretendime. “Pavarësisht imazhit të tij si një djalë i keq, Kanye është një njeri konservator dhe që në kohën kur ishin shokë, e konsideronte të papërshtatshme të shikonte videon. Tashmë që janë bashkë, nuk ka asnjë mundësi që ta shohë”, deklaroi burimi.
Top Channel