Qytetarë të shumtë e politikanë u mblodhën së bashku për të kujtuar humanisten e madhe shqiptare Nënë Tereza, në 15 vjetorin e vdekjes së saj.

Mesha u mbajt në katedralen që mban emrin e saj në Prishtinë. Ipeshkvi Dom Lush Gjergji vlerësoi lartë veprën bamirëse të Nenë Terezës dhe kërkoi nga shqiptarët dhe gjithë njerëzimi që të ndjekin veprën e saj bamirëse.

Në mesin e shumë të pranishëmve, të cilët nderonin kujtimin e Nënë Terezës, ishte edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe personalitete të jetës politike kosovare.

Megjithatë, në nder të përvjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare, institucionet vendase nuk kishin organizuar ndonjë aktivitet përkujtimor.

Top Channel