Pajisi Dritan Dajtin me uniformë

05/09/2012 20:40

Në një kohë që proçesi ndaj Dritan Dajtit dhe dy të akuzuarve të tjerë ndodhet në udhëkryq për shkak të zvarritjes së seancave, i bashkëpandehuri në këtë proçes, ish-polici Maringlen Muça po vijon përpjekjet e tij për të dalë nga qelia.

Nëpërmjet avokatit të tij mborjtës, Muça kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë me argumentimin se ka përfunduar koha e mbjatjes në paraburgim.

Por Gjykata e Lartë vendosi ta kthejë çështjen për gjykim në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda me një trupë tjetër gjyqësore, pasi sipas gjykatës është pikërisht ky institucion që nuk ka marrë parasysh kërkesën e të pandehurit Muça, duke mos pranuar ta shqyrtojë.

Ish-polici i akuzuar për shpërdorim detyre dyshohet se kishte kontakte me kunatin e Dajtit, Erges Xhoxhaj, edhe ky i arrestuar dhe se ka ndihmuar Dajtin gjatë kohës që ai ishte në arrati, duke u fshehur në Durres.

Sipas kërkesës për gjykim që Top Channel ka siguruar, oficeri Muçaj i ka siguruar një uniformë policie kunatit të Dajtit, uniformë të cilën më pas e ka përdorur Dritan Dajti për të realizuar, sipas prokurorisë, disa dokumente të falsifikuara përmes të cilave u shpëtonte kontrolleve të policisë.

Kjo unfiformë, thotë prokuroria, ishte marrë më herët nga Maringlen Muçaj në policinë e Korçës, në kohën që ai ishte oficer policie në këtë qark.

Top Channel