“Mjeshtër i Madh” për Teodor Kekon

05/09/2012 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nderoi pas vdekjes me urdherin
‘Mjeshter i Madh’ shkrimitarin, publicistin dhe personalitetin e shquar
ne jeten publike, shoqerore dhe politike Teodor Keko.

Motivacioni:
“Per kontribut te shquar ne fushen e letersise dhe publicistikes duke
promovuar ne kulturen kombetare risi dhe vlera autentike shperterore dhe
intelektuale”.

Kryetari i Shtetit në fjalën e Tij vlerësoi kontributin e lartë të Teodor Kekos në letërsi, duke u shprehur ndërmjet të tjerash se “Një njeri mund të jetojë dhe njëqind vjet dhe mund të mos lerë asgjë si shenjë e ekzistencës së tij. Teodor Keko jetoi pak, por la shumë”.

Në ceremoninë zyrtare, që përkoi me dhjetëvjetorin e vdekjes së shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur ishin të pranishëm familjarë të shkrimtarit dhe publicistit Keko, zëvendësministrja e Kulturës, Suzana Turku dhe përfaqësues të MTKRS-së, si dhe shkrimtarë, publicistë e miq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB