Michelle: Barack është ëndrra amerikane

05/09/2012 08:00

“Barack e di se çfarë është ëndrra amerikane sepse e ka jetuar vetë.” Janë fjalët e zonjës së parë amerikane, Michelle Obama, në konventën e demokratëve.

“Unë e dua bashkëshortin tim më shumë se katër vite më parë, më shumë se 23 vite më parë kur jemi takuar. Të jesh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ndryshon atë që je, por zbulon se kush je në të vërtetë”, deklaroi bashkëshortja e Barack Obama në fjalën e saj gjatë konventës.

Më tej, Michelle shtoi: “Nëse duam një botë më të mirë për fëmijët tanë duhet të jemi të bashkuar dhe të besojmë tek Barack Obama.”

Në videon prezantuese të Michelle Obama para diskursit të saj, presidenti aktual i SHBA-së e përshkruan bashkëshorten e tij si drejtuesen e familjes: “Ajo e di çfarë është e rëndësishmë, është mamaja më e mirë në botë.”

Top Channel