Të bashkuara rreth lëvizjes Vetëvendosje subjektet politike jo paralmentare në Kosovë i thanë jo vazhdimit të dialogut me Serbinë për veriun e Kosovës.

Madje mundësia e dhënies së autonomisë për veriun ka zgjuar reagime të forta në mesin e partive të vogla por edhe lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tyre Serbia për të kërkuar të drejta shtesë për serbët e Kosovës fillimisht duhet ta zbatoj kërkesën e saj në territorin e vet duke filluar nga autonomia për shqiptarët e Preshevës, hungarezët e Vojvodinës etj.

Gjithcka rreth kësaj teme u diskutua në një tryezë të rrumbullakët të thirrur nga lëvizja Vetëvendosje. Përvec partive të vogla shqiptare, pjesë e tryezës ishin edhe përfaqësuesit e boshnjakëve, egjiptianëve etj.
       
“Ne e dimë se në përgjithësi ka shumë më tepër shqiptarë në Serbi se sa ka serbë në Kosovë, dhe nëse Serbia do të dëshironte që të kërkojë jo vetëm të drejta të pa para diku më heret në ndonje vend, por edhe privilegje per serbet në Kosovë, nëse kjo kërkesë e saj dëshiron qe ta shnderrojë në parim universal le të dëshmojë veten me shqiptaret e Preshevës, me muslimanet në Sanxhak, le ta dëshmojë veten me vllehët në krahinën e Timokut dhe le ta dëshmojë veten me hungarezët në Vojvodinë, këtë duhet t’ja themi faktorëve ndërkombëtarë se kërkesa e Serbisë mund të diskutohet atëherë kur Serbia kërkesën e bën parim universal dhe së pari e zbaton në vehten e saj”, tha kyetari i VV, Albin Kurti.
 
 “Cështja e veriut nuk është vetëm cështje e PDK-së, kryeministrit aktual dhe partnerëve të koalicionit të vogël, në veri nuk jetojnë vetëm serbët por edhe boshnjakët, turqit etj. Në mahallenë e boshnjakëve gjithmonë kanë jetuar shumë boshnjakë tashmë shumica e pronësisë është shitur, nëse qeveria serbe kërkon autonomi për veriun ne kërkojmë autonomi për boshnjakët e Sanxhakut dhe shqiptarët”, tha Numan Balic, partia e aksionit demokratik.

Mjaft i zeshem ishte edhe një ish anëtar i PDK-së i cili i pakënaqur është larguar dhe sot ka subjektin e vet politik.
                                                   
Për disa nga pjesëmarrësit e tryezës pakoja e Ahtisarit është maksimumi që mund të marrin Serbët në Kosovë. Ndërsa ata u pajtuan se pakoja është zbatuar vetëm aty ku ka dashur Serbia. Konkluzionet e tryezës kishin të bënin se për se cështje të brendshme të kosovës askush nuk ka mandat të dialogojë me Serbinë.

Top Channel