Autobusi që transportonte studentë gjermanë përplaset me një furgon në Hollandë, 20 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë
Zëvendëspresidenti kinez, Xi Jinping, njeriu që do të zëvendësojë Hu Jintaon muajin e ardhshëm si sekretar i parë i Partisë Komuniste Kineze dhe president i Kinës, ka anulluar takimin me sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton.
Takimi duhet të zhvillohej mëngjesin e së mërkurës.
Sekretarja amerikane e shtetit gjithsesi u takua me zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë presidentin Jintao.
Ministri i jashtëm i Kinës theksoi: “Shpresoj që nuk do të spekullohet me anullimin e takimit nga Xi Jinping.”
Sipas South China Morning Post, arsyeja që Xi ka anulluar këtë takim gjendet tek fërkimet mes Kinës dhe SHBA-së për konfliktet e kinezëve me fqinjët. Më parë gjatë vitit, Kina u përplas me Indonezinë në lidhje me disa ishuj të diskutuar.
Top Channel