Japonia negocion blerjen e ishujve të diskutueshëm

05/09/2012 15:40

Japonia është duke negociuar blerjen e ishujve të diskutuar me Kinën nga pronari i tyre i ligjshëm, spekuluan ditën e mërkurë mediat vendase.

Qeveria duket se është e gatshme që të paguajë 2,05 miliardë yen, rreth 25 milionë euro, për të blerë ishujt e quajtur Senkaku në japonisht dhe Diaoyu në kinezçe.

Aktualisht, tre ishujt më të mëdhenj të arkipelagut kontrollohen nga biznesmeni japonez Kunioki Kurihara, i cili i ka dhënë me qera territoret e tij Tokios zytare.

Megjithatë, Japonia duket e vendosur që të zgjidhë përfundimisht këtë situatë të sovranitetit të përkohshëm, duke përfunduar marrëveshjen e qerasë, nëpërmjet vendosjes përfundimare të ishujve të pabanuar nën sovranitetin e shtetit.

Zona e Senkakut ka fituar një rëndësi të shtuar, si një pararojë e territorit kombëtar, që do t’i lejonte njërit midis Japonisë, Kinës apo Tajvanit që gjithashtu i pretendon, të shtrinte sovranitetin në disa ujra të pasura me pasuri nënujore dhe ky dyshohet se ka edhe rezerva nafte e gazi.

Ndonëse nuk ka një konfirmim zyrtar, duket se guvernatori i Tokios ka nisur një fushatë për grumbullimin e donacioneve, në mënyrë që të përfundojë me sukses blerjen.

Megjithatë, një veprim i tillë duket se nuk do të jetë kaq i lehtë, pasi shtypi kinez denoncoi të mërkurën idenë si “tërësisht të paligjshme” dhe që bie “ndesh me normat bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

Një zyrtar brenda Ministrisë së Jashtme të Kinës konformoi se Pekini është duke e ndjekur me shumë vëmendje këtë situatë. ”Qeveria kineze është duke monitoruar nga pranë të gjithë zhvillimet dhe do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin tonë kombëtar”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë.

Top Channel