Izraeli: BE të njohë Hamasin grup terrorist

05/09/2012 00:00

Izraeli i bëri thirrje Bashkimit Europian të njohë si organizatë terroriste Hamas-in, lëvizja radikale që vepron në territoret e Autoritetit Palestinez.

“Europa mund të kontribuojë në zbutjen e tensioneve në rajon dhe në ecjen përpara në procesin e paqes duke deklaruar Hamasin ashtu sic është; organizatë terroriste”, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një takimi në Tel Aviv me Ministrin e Jashtëm italian, Giulio Terzi.

Për Izraelin pas Hamasit qendron Irani duke e mbështetur atë fuqimisht me armë, logjistikë e mjete financiare. Hamas është partia e dytë më e madhe palestineze dhe ka nën kontroll një pjesë të mirë të Gazas, ndërsa pjesa tjetër kontrollohet nga të moderuarit e presidentit Mahmud Abas, pasardhës i Jaser Arafat.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin Hamasin si organizatë terroriste dhe refuzojnë bashkëpunimin me të, ndërsa për Bashkimin Europian, Hamas është një lëvizje politike palestineze.

Top Channel