Vrasës adoleshentë me pagesë, grupet kriminale rekrutojnë të rinj për atentate në Evropë Ministrat gjermanë do t’i bashkohen të mbijetuarve izraelitë të masakrës së ndodhur në Lojrat Olimpike të Mynihut 1972, në përkujtimin e ngjarjes në aeroportin ku ndodhin tragjedia.
Një ceremoni do të zhvillohen në pistën ushtarake të Fajershtenfeldbrykut, ku u vranë nga terroristët palestinezë nëntë prej 11 atletëve të rrëmbyer nga fshati olimpik.
Dy të tjerët u vranë brenda dhomave të tyre, pasi i bënë rezistencë pengmarrësve.
Në përvjetorin e ngjarjes së konsumuar në datat 5-6 shtator të 1972-shit, disa lidera botërorë kryen homazhe dhe cilësuan sulmin si një “akt shokues të së keqes”.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, William Hague, u shpreh se “ajo masakër ka hyrë në histori si tradhëtimi i të gjithë vlerave të lëvizjes olimpike”.
Më parë gjatë vitit, në Londër 2012, organizatorët ngjallën tërbimin e familjarëve të viktimave, me vendimin e tyre për të mos mbajtur një minutë heshtje në ceremoninë hapëse për të përkujtuar atletët e rënë, ndonëse sivjet shënohej 40 vjetori i sulmit.
Sipas organizatorëve, një minutë heshtje do të “stononte” në festën e hapjes, që synonte të përcillte mesazhin olimpik të bashkimit të kombeve.
Top Channel