Francë, shfaroset familja britanike

05/09/2012 00:00

Katër persona, që dyshohet të jenë shtetas britanikë, u gjetën të vrarë me armë zjarri në një destinacion paqësor turistik pranë liqenit të Anesisë, në Francë.

Lajmi u raportua mbrëmjen e së mërkurës nga “Agence France Presse”. Ndonëse nuk ka asnjë të dhënë për identitetin e viktimave, mësohet se makina në të cilën u zbuluan trupat e pajetë ishte një “BMW” me targa britanike.

Tre trupa, një mashkull dhe dy femra, u gjetën në mjet, ndërsa një çiklist ishte qëlluar aty pranë. Ndërkohë, një vajzë 10-vjeçare ishte qëlluar gjithashtu, por ajo u gjet e plagosur dhe u transportua në një spital të zonës.

Ndërsa me mbërritjen në vendin e ngjarjes të ekspertëve të policisë, në brendësi të makinës u gjet edhe nje vajzë e vogël, e palënduar, që ishte fshehur poshtë trupit të një prej viktimave.

E trembur, ajo është marrë nën kujdesin e autoriteteve franceze. Ndërkohë, Foreign Office po përpiqet të zbardhë identitetin e viktimave.

Liqeni i Anesisë, pranë Alpeve Franceze dhe kufirit zviceran, është një vend popullor i njohur për not dhe sported e tij ujore.

Vendi i krimi u zbulua nga një çiklist rastësor, i cili pasi raportoi ngjarjen, është duke marrë një trajtim të specializuar psikologjik për tronditjen e pësuar nga skena.

Aktualisht kanë nisur hetimet, ndërsa “AFP” spekulon se shumë mund të varet nga dëshmia e 10-vjeçares së plagosur, e cila duket se ka parë të gjithë skenën e krimit.

Top Channel