
Një gjykatë franceze në Paris dënoi me dy mijë euro gjobë revistën javore, VSD për publikimin e fotove me rroba plazhi të Zonjës së Parë franceze, Valerie Trierweiler.
Fotot u publikuan pak javë më parë dhe ishin marrë fshehurazi nga paparacët gjatë pushimeve të çiftit presidencial në rezidencën shtetërore të tyre.
Zonja Trierweiler në padinë e saj kundër revistës kishte kërkuar dëmshpërblim prej 30 mijë eurosh.
Për gjykatësin e çështjes Zonja e Parë e vendit nuk mund të injoronte rrezikun e paparacëve në një zonë plazhi, pavarësisht se ajo ishte rezidencë shtetërore dhe e mbyllur për publikun.
Në fotot e publikuara duket Zonja e Parë, Valerie me bikini me ngjyrë të zezë dhe partneri i saj (çifti është i pamartuar), presidenti Francois Hollande me rroba banjoje ngjyrë blu.
Top Channel