AK: Mafia politike shkatërroi kulturën

05/09/2012 00:00

Aleanca Kuqezi denoncoi të mërkurën degradimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve tranzicion.

Kryetari Kreshnik Spahiu tha se, qindra shtëpi muze dhe monumente kulture janë zhdukur ose janë drejt shkatërrimit të plotë si pasojë e indiferencës së qeverive të majta e të djathta.

“Qindra shtëpi muze në Gjirokastër e Berat janë drejt zhdukjes. Po ashtu edhe kalatë në Durrës, Tiranë e Shkodër, për të ndërtuar pallatet e korrupsionit. Nga parimi një pallat një deputet, po kalohet në parimin një deputet, një kala. Po kalohet në parimin, çdo i afërm me nga një minierë dhe çdo sekser me një kala. Ngaqë sot s’ka më hapësira për pallate, të gjithë po ndjekin kalatë. Këta janë gati të shkatërrojnë historinë dhe kulturën për interesat e tyre”, ka deklaruar Spahiu.

Top Channel