Zgjedhjet parlamentare në Serbi, Albin Kurti, presidentja Justina Shiroka Pula dhe Albulena Haxhiu u bëjnë thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”
Më shumë se 3400 hektar pyje janë djegur nga zjarret që përfshin pyjet në Kosovë. Zonat më të prekura nga zjarret mbeten komuna e Prizrenit dhe ajo e Pejës.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor zhvilloi mbledhje ku u bë shqyrtimi i gjendjes së krijuar nga zjarret në pyjet e Kosovës.
Kryetari i komisionit parlamentar Nait Hasani kërkoi raportim nga Ministri i Bujqësisë për angazhimin e ministrisë në këtë çështje.
Nënkryetari i komisionit Liburn Aliu, por edhe kryetari Hasani ngritën dyshime lidhur me zjarret. Sipas tyre, bazuar në pyetjet e anëtarëve të komisionit cështjet në tenderët e pyjeve por edhe keqpërdorimet e tjera që mund të kenë shtyre persona të caktuar t’i djegin pyjet qëllimisht.
Gjatë këtij debati u theksua edhe mungesa e numrit të zjarrfikësve pa u anashkaluar edhe papërgjegjshmëria e zyrtarëve komunal. Kjo për shkak se përgjegjësia e pyjeve është përgjegjësi direkte e qeverisjes lokale.
Top Channel