Komisioni Europian kundër “Gazprom”-it

04/09/2012 19:05

Komisioni Europian lajmëroi se do të hetojë gjigantët energjitikë rusë të “Gazprom”-it, në lidhje me disa praktika të ndryshme monopoliste në tregjet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Besohet se në zonat me ndikim të fortë, “Gazprom” ka orientuar në mënyrë të padrejtë tregun, duke dëmtuar konkurrencën.

”Komisioni është i shqetësuar me faktin se “Gazprom” mund të jetë duke abuzuar me statusin e tij si kompania më e fuqishme energjitike në disa vende”, shkruhej në komunikatën zyrtare.

Sipas të dhënave, kompania kufizon rrjedhjen e gazit midis vendeve të Bashkimit Europian në mënyrë të padrejtë, merr masa për parandalimin e gjetjes së burimeve të tjerë energjitikë dhe influencon në mënyrë të pandershme në çmimin e gazit.

Në mënyrë pothuajse cinike, kompania u mjaftua me një kundërpërgjigje të shkurtër, në të cilën shkruhej: “Le të hetohet”.

Rusia është furnizues i 40% së nevojës europiane me gaz.

Top Channel