Hong Kong, protestë kundër teksteve kineze

04/09/2012 00:00

Mijëra persona protestuan jashtë godinës së qeverisë të hënën në Hong Kong, në lidhje me programin e diskutueshëm arsimor.

Protestuesit akuzuan qeverinë se po përpiqet t’u bëjë lavazh truri studentëve me programe pro-kineze dhe bënë thirrje që ato të anulohen.

Por qeveria thotë se programet synojnë vetëm forcimin e krenarisë dhe identitetit kombëtar. Banorët e Hong Kongut protestojnë prej muajsh, por përmasat e manifestimit u zgjeruan gjatë fundjavës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ndërkohë, disa protestues kanë filluar edhe një grevë urie. Qeveria dëshiron që në shkolla të prezantohet programi dhe planifikon ta bëjë atë të detyrueshëm brenda vitit 2016.

Por protestuesit, mes të cilëve ka prindër, studentë dhe mësues, deklarojnë se në këtë mënyrë synohet mbështetja për udhëheqësit komunistë kinezë.

Ata kanë vënë në dukje një broshurë qeveritare që sipas tyre lavdëron Parinë Komuniste në pushtet në Kinë dhe injoron çështjet e ndjeshme.

Rreth 8 mijë persona u bashkuan në protestat e së hënës. Ndërsa gjatë së martës, autoritetet deklaruan se tërheqja e programeve do të ishte diçka e nxituar.

Top Channel